Projekti per Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare i UNDP ne Shqiperi sot organizoi ne bashkepunim me Administraten Rajonale te Zonave te Mbrojtura (AdZM) Vlore , nje webinar lidhur me Protokollet e Monitorimit per Parkun Kombetar Detar Karaburun-Sazan ne vecanti dhe ne pergjithesi per zonat detare . Ky webinar u udhehoq nga konsulenti i huaj i projektit Dr. Simone Modugno (PhD) , me asistimin e zyres se projektit te UNDP dhe stafi i Adzm Vlore.
Webinari kishte ne fokus punen e realizuar nga eksperti Simone Modugno i cili u asistua nga zyra e projektit te UNDP dhe AdZM Vlore. Pjesemarres ne kete takim ishin stafi i AdZM Fier , Durres dhe Shkoder , studente nga universiteti Ismail Qemali Vlore , Fakulteti i Shkencave te Natyres,Tirane te cilet u perfshine ne diskutime mbi situaten ekologjike te PKD Karaburun Sazan ,presionet dhe masat e nevojshme per te ardhmen. Prej 2 vitesh eksperti Italian me asistencen e projektit te UNDP ka bere monitorime mbi te cilat ka bere te mundur realizimin e nje manuali monitorimi per habitatet dhe speciet kryesore ne Parkun Kombetar Detar Karaburun - Sazan .