Një mjet lundrues i ri e në shërbim të ruajtjes dhe mbrojtjes më të mirë të Parkut Detar Karaburun-Sazan , doli në det.
Mundësuar nga #UNDP në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Mbulimit dhe Menaxhimit Efektiv të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare në Shqipëri, faza 2,” i cili financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim) dhe zbatohet në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura mjeti lundrues do lehtësojë patrullimin e Parkut Detar për zbulimin e aktiviteteve të mundshme të paligjshme, do të ndihmojë në kryerjen e aktiviteteve shkencore dhe kërkimore për të mbrojtur florën dhe faunën dhe do të përmirësojë shërbimet publike për vizitorët e Parkut.
Me mbështetjen e Fondit Global të Mjedisit që nga viti 2010 dhe me mbështetjen e Qeverisë Italiane përmes Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) që nga 2017, UNDP ka bashkëpunuar me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe autoritetet vendore për të shpallur dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive Parkun Detar.
Mjeti lundrues do të ndihmojë dhe për monitorimin e ujit dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Me një kapacitet shpejtësie prej 53 milje në orë dhe mundësi për të mbajtur dy barrela, mjeti lundrues mund te ndihmojë dhe në ofrimin e shpejtë dhe të efektshëm te ndihmës së parë mjekësore.