Zona e Karaburunit mbart në vetvete edhe vlera të vyera arkeologjike, historike dhe kulturore.
Në bregun Jugperëndimor të Karaburunit gjendet gjiri i Gramës/Dafinës, dikur një port shumë i famshëm i ndertuar ne antikitet. Në shkëmbinjtë e Gjirit të Gramës ndodhen një sërë mbishkrimesh në gjuhën greke dhe latine, të cilat e kanë bërë këtë gji të konsiderohet si “ditari shkëmbor” më i pasur në Mesdhe. Në habitatet nënujore të Karaburunit, një numër i konsiderueshëm anijesh të mbytura dhe shumë objekte të tjera arkeologjike në këtë zonë janë dëshmi e marrëdhënieve të kësaj zone me qytetërime të tjera gjatë periudhës Greko-Romake. Zhytësit mund të shohin gjithashtu gjurmë nga dy Luftërat Botërore.
Në Lagunën e Orikumit gjendet Oriku antik, i cili është themeluar në shek. e 5-të p.e.s. nga banorët e ardhur nga Eubea. Qyteti antik i Orikut ishte një nga portet më të rëndësishëm të Ilirisë, i themeluar në shek. e 5-të p.e.s. dhe është përmendur si një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore në Mesdhe gjatë periudhës antike greko-romake dhe deri në Periudhën Mesjetare. Gjatë periudhës Romake, ky vend ishte një bazë detare strategjike gjatë luftërave mes Çezarit dhe Pompeut.
Një numër i madh anijesh të mbytura të kësaj periudhe mendohet se gjenden në gji dhe në lagunën ku pjesa më e madhe e Orikut antik gjendet edhe sot e kësaj dite e fundosur. Rëndësia arkeologjike e rrënojave (pjesa më e madhe e të cilave janë ende të fundosura në ujë) vlerësohet se ka një rëndësi të madhe.
Shumë anije të fundosura (kryesisht në bregun perëndimor), amforat pranë kepit të Shën Nikollës në bregun Lindor të Ishullit të Sazanit mund të jenë me vlera turistike për eksploruesit nënujorë. Tre anije të fundosura janë identifikuar në gjirin e Vlorës si dhe dy gurore antike (njëra prej tyre e ndodhur në jug të Pasha Limanit ka të gdhendur koka të kuqe nga periudha klasike) në bregun lindor janë regjistruar në këtë zonë; këto rrënoja historike mund të jenë gjithashtu me vlera turistike për eksploruesit nënujorë.
Parku Kombëtar i Llogarasë mbart vlera historike duke qenë se është raportuar se Jul Çezari ka kaluar në “Qafën e Llogarasë” në një lartësi prej 1025 m.