Gjiri i Gramatës Gjiri i Gramatës ose siç thirret nga vendasit, gjiri i Gramës ndodhet rrëzë shpatit perëndimor te Karaburunit. Ne një zonë të pabanuar, ku mund të arrihet kryesisht nga deti, (rruga tokësore kalon në një terren malor), gjendet një plazh i vogël natyror, i cili është shfrytëzuar si gurore që nga Shek. IV P.K. Në falezat e thepisura janë gëdhendur mbishkrime të ndryshme nga ekuipazhet e anijeve që kanë kaluar aty. Mbishkrimet datojnë prej shek. III p.k deri në mesjetë.